Ndrico2010 është një kompani lider në nxjerrjen, përpunimin dhe tregtimin e gurit natyral në Shqipëri. Me qendër në Dropull të Gjirokastrës, ne specializohemi në prodhimin e gurëve dekorativë cilësorë që përdoren për ndërtim, fasada, veshje muri dhe projekte arkitektonike në Shqipëri dhe jashtë vendit.
Guroret tona moderne janë të pajisura me teknologji bashkëkohore për përpunimin e saktë të gurëve natyralë shqiptarë. Ofrojmë një gamë të gjerë produktesh duke përfshirë gur natyral për ndërtim, gur dekorativ për fasada, pllaka guri, gur për veshje muri dhe materiale për punime xtisimi. Çdo produkt përputhet me standardet ndërkombëtare të cilësisë.



